Rreshqitjet, demtohet aksi Kukes-Tirane

01/03/2010 08:55

Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit ka sjelle nje tjeter problem ne Verilindje te vendit, ate te rreshqitjes se tokes.

Per pasoje jane demtuar disa prej rrugeve te rendesishme qe lidhin kete zone me pjesen tjeter te vendit. Keshtu, rruga nacionale Kukes-Tirane ka pesuar demtime te ndjeshme ne disa pika, kryesisht ne zonen e Shen Merise dhe Qafes se Malit duke e bere te veshtire dhe te rrezikshem kalimin e automjeteve.  

Mesohet se demtimi me i madh ka ndodhur ne vendin e quajtur Vrish, 10 km larg Shen Merise ku ne nje gjatesi lineare prej dhjetera metrash, toka ka pesuar zhvendosje duke shkaktuar carjen e tabanit te rruges. Shembja e ndodhur para dy ditesh ka demtuar plotesisht gjysmen e trasese duke e ngushtuar rrugen dhe e bere njekalimeshe.

Shoferet qe qarkullojne ne kete aks, tregojne se ne kete segment krijohen radhe te gjata automjetesh, sidomos kur kalojne kamione te tonazhit te rende. “Eshte me te vertete e frikshme te kalohet kjo pjese e demtuar. Nuk ka asnje garanci se trupi i rruges te mban dhe, per me teper edhe te kthehesh prapa nuk ke nga te kalosh, ne nje fare menyre detyrohemi te rrezikojme”, thote nje shofer nga Kukesi.  

Nderkohe, Drejtoria Rajonale e Rrugeve eshte e sensibilizuar per kete pjese te prishur dhe per pjese te tjera te ngjashme, por nuk arrin te perballoje situaten.

Top Channel