Lazio, Zarate kercenon me largim
01/03/2010 11:00
Mberritja e trajnerit Edi Reja ne pankinen e Lazio-s jo vetem qe nuk ka normalizuar situaten por ka rritur edhe me shume tensionin ne radhet e skuadres romane qe kete sezon rrezikon seriozisht qendrimin ne Serie A.
Sulmuesi argjentinas Mauro Zarate ka shijuar pankinen per te dyten ndeshje duke humbur statusin e te paprekshmit. Menjehere ka reaguar vellai-manaxher i lojtarit, Sergio Zarate, i cili kercenon me largim te sulmuesit. “Nese nuk e do le te thote. Do kerkojme ndonje skuader tjeter”, thekson ai.
Lazio ndodhet ne vendin e katert nga fundi i renditjes me vetem 26 pike, 3 me shume se Livorno dhe 1 me pak se Udinese.
Top Channel