Fusha e Maliqit, 2000 ha toke nen uje

01/03/2010 08:50

Ulet niveli i ujit ne nje pjese te siperfaqeve te permbytura ne fushen e Maliqit.

Nje pjese e tokave kane kulluar, por sipas te dhenave zyrtare, situata vazhdon te jete shqetesuese. Per momentin jane permiresuar vetem disa zona: ajo e Sovjanit dhe nje pjese e parcelave te zones se Sheqerasit.

Nderkohe qe ne pjeset e tjera te fushes, tokat vazhdojne te mbeten te pushtuara nga uji. Per shkak te nivelit te larte te ujit, ne te pakten 2000 ha siperfaqe bujqesore, vazhdojne te mbeten nen uje ne pamundesi kullimi.

Nderkaq, mesohet se ne zonat ku eshte bere i mundur kullimi i tokes, kjo ka ardhur si pasoje e hapjes se kanaleve ne afersi te lumit Devoll dhe ne afersi te kolektorit te Sovjanit.

Por nderkohe qe niveli i ujit ka filluar te bjere ne siperfaqet bujqesore te permbytura, nga ana tjeter vazhdojne te mbeten problematike zonat qe jane prekur nga erozioni.

Keshtu, ne segmentin rrugor Korce-Plloce vijon puna per zgjerimin e rruges dhe permiresimin e strukturave ne pjeset e prekura nga rreshqitjet ne nje gjatesi prej 150 metrash, nderkohe qe rreshqitjet e tokes kane avancuar me tej ne fshatrat Goc dhe Plovisht, ku rrezikohen te pakten 25 banesa.

Nga erozioni mbeten te shkaterruara edhe rruga e Moglices ku ne disa segmente te saj mjetet punojne per te mbajtur te hapura rruget matane Lozhanit, por kalimi drejt Moglices mbetet ende i bllokuar per shkak te rrugeve te cara dhe urave te demtuara. Ne kete aks, qarkullimi i automjeteve eshte bllokuar prej disa ditesh dhe ende po punohet per te gjetur nje zgjidhje per devijimin e kesaj rruge. Nderkohe, kalimi mbetet i veshtire edhe ne qafen e Zvezdes per shkak te rreshqitjes se gureve dhe dherave nga skarpatet.

Top Channel