Pavaresia e gjyqesorit dhe funksionimi i tij jane ne siten e Komisionit Europian perpara pergatitjes se opinionit per Shqiperine.
Pyetesori, qe vendi yne ka marre ne dorezim, permban nje sere pyetjesh specifike per gjyqesorin dhe drejtesine ne teresi. Ceshtja e imunitetit te gjyqtareve dhe prokuroreve, teme kjo e debatuar prej vitesh, por e pakonkretizuar, do te jete nje prove e veshtire per dhenien e pergjigjeve.
Sakaq, sfide mbetet edhe pamundesia per te perfunduar reformen ne sistemin e drejtesise, per shkak te mungeses se mazhorances se cilesuar ne Kuvend. KE kerkon te dije se si garanton legjislacioni pavaresine dhe autonomine e prokuroreve. “Si jane te mbrojtura te drejtat e gjyqesorit? A ka pasur ndonje problem per autonomine e gjyqesorit dhe prokuroreve dhe si eshte zgjidhur?” – pyet Komisioni Europian. Kerkohet informacion edhe per menyren e perzgjedhjes, emerimit dhe promovimit te figurave brenda gjyqesorit.
“Si jane rekrutuar gjyqtaret dhe prokuroret?” – pyet KE. Nje tjeter ceshtje eshte ajo e Keshillit te Larte te Drejtesise ne raport me Keshillin e Prokurorise. “A ka nje sistem inspektimi per gjyqesorin dhe si eshte i perbere, si funksionon, cfare buxheti ka dhe cilat jane ceshtjet e lidhura me te”, vijon pyetesori. Shqiperia duhet te jape fakte se si legjislacioni pengon politizimin e sistemit gjyqesor.
“A garantohet me ligj mbrojtja me imunitet e gjyqtareve? Cfare mbulon ky imunitet dhe cilat jane procedurat e lenies se ketij imuniteti? Jepni shembuj kur kjo ka ndodhur”, shtrohet pyetja. Komisioni interesohet edhe per ceshtjen e pagesave te prokuroreve dhe gjyqtareve krahasuar me te ardhurat mesatare per fryme dhe pagat ne administraten shteterore. “Si parashikon ligji per rastet kur ndonje person kerkon te influencoje mbi gjyqesorin?
A ka nje sistem pergjegjesie civile per gjyqtaret ne vendimet e tyre?” – thuhet ne pyetesor. Nderkombetaret shfaqin interes te marrin vesh nga Shqiperia nese ka pasur raste kur gjyqtaret jane perfshire ne korrupsion dhe nese ka nje strategji per luften kunder korrupsionit ne drejtesi. Nje tjeter pyetje ka te beje me faktin se sa gjyqtare dhe prokurore te specializuar ka ne Shqiperi. “Cili eshte buxheti vjetor i gjyqesorit? Shifrat e pese viteve te fundit dhe procedura e caktimit te buxhetit?” – interesohet KE-ja.
Ne pergjigjet qe duhet te dorezoje Shqiperia perfshihen edhe statistikat per kohezgjatjen e shqyrtimit te nje ceshtjeje dhe numri i atyre qe jane shtyre gjate pese viteve te fundit. Vendi yne duhet te jape edhe detaje nese ka ne plan te reformoje sistemin e drejtesise. “Ju lutem sqaroni cila eshte strategjia e ndjekur per te reformuar sistemin gjyqesor dhe cilat ligje jane adaptuar. Kush do te jete pergjegjes per implementimin, koordinimin dhe monitorimin e kesaj reforme”, nenvizohet ne pyetesorin e Komisionit Europian.
Top Channel