Bankat “mbyllin dyert” per te diplomuarit

01/03/2010 08:30

Sistemi bankar e shtoi numrin e te punesuarve me vetem 50 vete gjate vitit te kaluar, nderkohe qe pati punesuar rreth 1900 vete gjate vitit 2008 dhe rreth 800 vete gjate vitit 2007, sipas te dhenave statistikore te publikuara nga Shoqata e Bankave.

Disa nga bankat kryen shkurtime ne stafet e veta, nderkohe qe disa te tjera vijuan te zgjerojne rrjetin e degeve dhe numrin e te punesuarve. Por per studentet qe mbaruan apo qe pritet te mbarojne shkollen, duket se mundesite per te gjetur nje vend pune do te mbeten te pakta.

Krijimi i nje sistemi bankar privat ne vitet 2000 u shoqerua me krijimin e nje numri te konsiderueshem vendesh pune ne ekonomine shqiptare, e cila ka vuajtur gjithmone nga papunesia e larte.

Bankat ndihmuan ne krijimin e nje klase te re zyrtaresh me paga relativisht te larta ne krahasim me industrine. Ne vitet 2004-2005, bankat hasen ne veshtiresi ne gjetjen e njerezve te pergatitur per t’u punesuar, ndersa studentet e Ekonomikut u “joshen” permes kurseve te trajnimit nga bankat qe kerkonin te zbulonin talentet e ardhshme per t’i punesuar.

Kulmi arriti ne vitin 2008, kur ekspansioni i madh ne kredidhenie dhe ne sherbime bankare te tjera si pagesat apo kartat e debitit, shtuan plot 1900 vende pune. Ne fund te vitit 2009, neper banka punonin rreth 6400 vete, ose 1.6 per qind e te gjithe te punesuarve ne sektorin jobujqesor. Por reduktimi i fitimeve si pasoje e kredive te keqija, si dhe bllokimi i kreditimit, duket se uli edhe deshiren e bankave per te punesuar me shume.

Gjate vitit 2009, vende pune u hapen ne sektorin e shitjeve me pakice, per shkak te investimeve per ndertimin e disa rrjeteve te supermarketeve te profileve te ndryshme, por te rinjte qe mbaruan studimet vitin e shkuar, e paten shume me te veshtire sesa brezat paraardhes per gjetjen e nje vendi pune. Situata duket se do te jete e veshtire edhe ne vitin 2010. Shumica e bankave, megjithese presin permiresim te ekonomise, nuk parashikojne ndonje bum ne kredidhenie, sic qe pare ne vitet e shkuara.  

Top Channel