Skenderbeu mund Shkumbinin

28/02/2010 18:15

Skenderbeu ka fituar 1-0 ne Korce me Shkumbinin, ne ndeshjen e prapambetur te Superliges, takim qe percaktoi perfundimisht kalendarin e fazes se trete.

Golin e fitores per vendasit e shenoi Robert Grizha ne minuten e 4, sukses ky qe ngjit skuadren e drejtuar nga Mirel Josa ne kuoten e 21 pikeve ne vendin e 11, 2 me shume se Gramozi i vendit te fundit dhe 2 pike me pak se Kastrioti i vendit te 10.

Me nderrimin e presidences, Skenderbeu i eshte rikthyer fitoreve, pasi ky ishte triumfi i dyte brenda kater diteve, pas asaj kunder Teutes.

Ne javen e pare te fazes se trete Skenderbeu do te ndeshet me Besen e vendit te dyte ne Kavaje, nderkohe qe Shkumbini do te luaje kunder Vllaznise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA