Inter fiton pa Mourinjon ne stol

28/02/2010 18:05

Inter eshte rikthyer te fitorja ne Serine A duke ruajtur distancen +4 pike nga ndjekesit me te afert qe jane “kusherinjte” e tyre, kuqezinjte e Milanit. Nderkohe Napoli ndal ne 2-2 Romen ne San Paolo.

Skuadra e Murinjos megjithese portugezi nuk ndodhej ne stol si pasoje e denimit prej 3 javesh te marre ndeshjen e kaluar ne San Siro, mundi Udinezen 3-2. Golat u shenuan per zikalterit nga Baloteli, Maikon dhe Milito, ndersa per Udinezen nga Pepe dhe Di Natale.

Pas ketij trepikeshi te veshtire Inter ngjitet ne kuoten e 58 pikeve, 4 me shume se Milani qe fitoi ne San Siro ndaj Atalantes 3-1. Golat per kuqezinjte u shenuan nga Pato dy here dhe Borrielo, ndersa per Atalanten shenoi Valdes. Ne kete ndeshje ra ne sy humbja e nje penalltia prej Ronaldinjos ne minuten e 61.

Roma ngec ne San Paolo perballe Napolit. Verdhekuqte megjithese e pane veten ne avantazh prej dy golash nuk arriten te marrin fitoren ne fushen e napolitaneve. Per kryeqytetasit shenuan Baptista dhe Vucinin ndersa per napolitanet shenuan Deniz dhe Hamshik.

Ne ndeshjet e tjera ra ne sy humbja e Xhenoas ne fushen e saj ndaj miqeve te Bolonjes, 3-4, Kievo mundi Kaljarin 2-1, Siena e vendit te fundit arrin fitoren e peste ne kete kampionat duke mundur ne transferte Livornon 1-2 ndersa Parma rikthehet tek trepikeshi pikerisht fale fitores 1 me 0 ndaj Sampdorias.

Me ndeshjen e se dieles ne mbremje ne Olimpiko te Torinos, ku perballe njera-tjetres vihen skuadrat e Juventusit dhe Palermos mbyllet java e 26 e Serise A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA