Lars Lagerback, traineri i ri i Nigerise

27/02/2010 12:35

Nuk do te jete Arrigo Sacchi apo Sven Goran Eriksson. Nigeria ka zgjedhur si trainerin e saj per boterorin e ardhshem suedezin Lars Lagerback.

Kontrata e nenshkruar do te zgjase pese muaj, deri ne fund te korrikut, kur dhe mbaron evenimenti me i madh i sportit.

Marreveshja me Lagerback, 61 vjec, u arrit ne perfundim te asaj qe drejtuesi nigerian Solomon Ogba e cilesoi “nje mbledhje urgjente”.

Ne fund te janarit, e zhgenjyer nga rezultatet e arritura ne Kupen e Afrikes, ku u eleminua nga Ghana, Nigeria kishte shkarkuar trainerin Shuaib Amodu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta