Abuzimi me energjine, PS kerkon hetime per CEZ

27/02/2010 15:25

Opozita kerkon hapjen e hetimeve nga prokuroria kunder kompanise CEZ, per faturimin e energjise elektrike ne menyre abuzive per qytetaret.

Gjate muajit dhjetor, energjia elektrike u faturua me cmimet e janarit, kur hynte ne fuqi vendimi per rritjen e cmimit.

“Vjedhja qe denoncova natyrisht qe po ndodh, per fat te keq edhe po paguhet nga cdo familje shqiptare ne kete vend”, u shpreh deputeti socialist Erjon Brace.

Operatori i Sistemit te Shperndarjes, qe faturon energjine, eshte privatizuar ne masen 75% nga kompania ceke CEZ, por 25% te aksioneve vazhdojne te mbahen nga qeveria.

“Sot 10 dite pas denonocimit, Sali Berisha me 25% te aksioneve qe disponon duhet te kishte mbajtur qendrim lidhur me fauturimin abuziv deri ne vjedhje te OSSH-se. Procedimi penal nuk mund te jete i njeanshem, vetem kur qytetari vjedh, por duhet te ndodhe edhe kur qytetari vidhet. Prokuroria te kishte kohen e mjaftueshme te ndermerrte  kete hap, perndryshe do t’u bejme thirrje qytetareve te procedojne penalisht kompanise CEZ, duke nisr nga une i pari”, u shpreh Brace.

Enti Rregullatori i Energjise, i cili ka marre shume ankesa nga qytetaret, i ka kerkuar OSSH-se qe ne rastet e vertetuara t’i rimbursoje qytetaret ose me para ne dore, ose duke ua zbritur shumen e mbifaturuar nga muajt ne vijim. Kurse nga OSSH nuk ka pasur asnje reagim per kete ceshtje. Nje mungese e plote transparence, qe nuk reflekton standardet e Bashkimit Europian, qe kompania ceke CEZ duhet te injektoje edhe ne natyren e punes se OSSH-se.

Top Channel