John Terry kerkon te ule gjakrat pas skandalit qe e vendosi ate ne banken e akuzes per shkak te marredhenieve intime me ish te fejuaren e ish shokut te skuadres, Wayne Bridge.
Para ndeshjes Chelsea-Manchester City kur te gjithe lojtaret do shtrengojne duart, syte e miliona shikuesve do jene te mberthyer tek dy lojtaret, John Terry dhe Wayne Bridge.
Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka ndermend t’ia jape doren ish shokut, madje ka shkuar edhe me tej, duke deklaruar largimin nga kombetarja e Anglise. Por nga ana tjeter, Terry ka pranon se do ia zgjase doren kundershtarit, nje gjest qe ne njefare menyre mund te tregoje pendesen e mbrojtesit per ate cfare ka ndodhur.
“Natyrisht qe John do t’ua shtrengoje doren te gjithe kundershtareve. Eshte nje praktike rutine qe ndodh ne cdo ndeshje te Premier League. Nese Bridge do refuzoje, John nuk mund te beje asgje”, pohon zedhenesi i lojtarit te Chelsea-t.
Top Channel