Napoli eshte nje qytet qe te ofron ngrohtesi dhe dicka per kete di edhe lojtari i shumekerkuar ne merkato, Marek Hamsik.
Sllovaku duket se eshte dashuruar me shpirtin e ketij qyteti, duke deklaruar se do ndjeke zemren dhe nuk do shikoje xhepat apo karrieren.
“Shpresoj te rinovoj sa me shpejt. E dua kete qytet dhe nese me propozojne edhe 15 vjet kontrate, do firmos menjehere”, shprehet mesfushori i talentuar qe ndiqet prej kohesh nga shume skuadra te medha europiane.
Ne te shkuaren, lojtare te tjere te medhenj kane shprehur kete sensacion, madje lidhjen me kete qytet e tregojne edhe sot qe kane mbyllur karrieren futbollistike. Shembulli me flagrant per kete eshte Diego Armando Maradona, qe e ka cilesuar Napolin si atdheun e tij te dyte.
Top Channel