Dubai, rrjedhje ne akuariumin me peshkaqene

25/02/2010 15:55

Nje nder qendrat tregtare me te medha ne bote, qe gjendet ne Dubai, u evakuua diten e sotme nga grupi mirembajtjes ne menyre qe te izolohet nje rrjedhje ne akuariumin e mbushur me peshkaqene.

Vendimi eshte marre pas publikimit te nje videoje ne internet ku tregohej rrjedhja e ujit nga akuariumi me kapacitet 2.6 milione gallone, qe binte ne dyshemene e qendres tregtare.

Ky incident ka ngritur shume pikepyetje mbi sigurine e nderteses ne te cilen ndodhet akuariumi.

Me pak se tre jave me pare, kompania ndertuese e qendres tregtare, “Emaar Properties”, nderpreu aksesin e publikut ne rrokaqiellin e Burj Khalifa pas nje defekti qe eshte hasur ne ashensor ne katin e 124-te.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel