Maqedonia hap portat shkarkuese te Shpiljes

23/02/2010 11:05

Autoritetet maqedonase te ndermarrjes qe menaxhojne hidrocentralet ne Diber te Madhe kane hapur porten shkarkuese e hidrocentralit te Shpiljes.

Hapja eshte bere per shkak te sasise se madhe te ujit qe po shkarkohet ne liqenin e ketij hidrocentrali nga liqeni i Ohrit ne lumin e Drinit te Zi. Hapja e portave u be per shkak se liqeni i Ohrit ishte rritur 15 centimetra mbi normen dhe po kercenonte me permbytje shume zona ne qytetin e Ohrit dhe Struges.

Pervec rritjes se shkarkimeve edhe reshjet dhe lumenjte anesore rriten prurjet ne liqenin e hidrocentralit te Shlipjes ne Diber te Madhe ne Maqedoni. Per pasoje niveli i larte i ujrave ka bere qe te shkakrohen permbytje ne tokat e fshatrave shqiptare ne Diber dhe Peshkopi.

Behet fjale per te pakten 500 hektare toke qe jane futur nen uje per shkak te rritjes se nivelit te lumit Drin. Fshatrat e demtuara nga hapja e ketyre portave te hidrocentralit te Dibres se Madhe jane: Gjoricë, Maqellarë, Luzni, Ushtelenxë, Fushe-Alie dhe Arras.

Top Channel