KiE: Opozita ne kuvend

23/02/2010 15:05

Delegacioni i Keshillit te Europes i dha fund misionit dyditor ne Tirane. Pas takimeve intensive me perfaqesuesit me te larte shteterore dhe faktorit politik, te derguarit e Parlamentit Europian permes nje konference shtypi bene nje deklarate permes te ciles i behet thirrje opozites te futet ne kuvend.

Zgjidhja e propozuar nga delegacioni i Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes permblidhet ne 3 pika:

– Krijimi i menjehershem i nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, drejtuar nga nje anetar i opozites dhe ne te cilin opozita do te kete nje shumice efektive.
– Ky komision hetimor duhet te pergatise amendamente per Kodin Zgjedhor ne frymen e rekomandimeve te misionit te vezhguesve nderkombetare dhe te Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.
– Opozita duhet te marre garanci per nje ndarje te drejte te kryesimit te komisioneve parlamentare.

Ajo qe ra ne sy eshte se ne asnje vend ne deklarate nuk permenden kutite.

“Ne nuk e permendem hapjen e kutive apo rinumerimin e kutive. Pse? Sepse po presim disa perparime ne kete drejtim. Dhe ndaj ne deklaraten tone nuk beme asnje propozim ne lidhje me Komisionin e Venecias apo hapave te tjere. Por nese kjo mosmarreveshje vazhdon apo ka intepretime te ndryshme te kesaj, sigurisht qe ne do te japim opinionin tone per kete ne te ardhmen. Por per momentin ne po presim perparime pozitive per kete”, u shpreh presidenti i Asamblese, Mevlut Cavusoglu.

Top Channel – Cfare perparimesh, nga kush i prisni dhe sa do te prisni?
Cavusoglu–  Nese presim perparime, kjo do te thote qe opozita te kthehet ne Parlament. Dhe kjo eshte shpresa, rezultati qe presim te marrim pas takimeve me udheheqesit dhe tere njerezit ketu. Keshtu qe une mendoj se eshte me mire qe ju te prisni dhe te shihni cfare perparimi do te kete nga kryetaret e partive. Shpresa jone eshte qe do te kete nje perparim, pa vonesa te metejshme dhe opozita do te kthehet ne parlament.

Top Channel – Cfare lloj progresi?
Cavusoglu  – Pyesni ata. Ne nuk i dime detajet, por ky eshte ai lloj progresi i cili na eshte premtuar. Ne u kemi bere thirrje te gjitheve qe çdo gje duhet te ndodhe menjehere.

Top Channel –  Menjehere do te thote sot, neser?
Mevlut Cavusoglu –  Qe tani. Menjehere do te thote menjehere. Shume e qarte. Ne u bejme thirrje te dyja paleve. Dhe ky delegacion, komiteti presidencial, pershire bashkeraportuesit, nuk eshte ne anen e askujt. Ajo qe na lipset, eshte nje zgjidhje, progres, fundi i krizes, fundi i bojkotit. Dhe gjithashtu si Asamble Parlamentare ne po presim disa perparime ne lidhje me kodin zgjedhor dhe disa amendamente te Kushtetutes, cka gjendet edhe ne rezoluten tone. Qe te behet kjo, kjo krize duhe te marre fund. Ndaj ne po u kerkojme te dy paleve qe te arrijne ne nje zgjidhje. Jo nje partie apo nje grupi, opozites apo qeverise, se ne nuk mund te vihemi ne ate pozicion. Njerezit votojne qe partite te jene ne Parlament, pike se pari dhe partite apo anetaret e parlamentit e kane vendin ne Parlament apo ne Komisionet Parlamentare dhe kjo eshte arsyeja e mbajtjes se zgjedhjeve dhe njerezit votojne qe perfaqesuesit e tyre te shkojne ne Parlament. Ne rast se ka mosmarreveshje, ajo duhet te trajtohet brenda kuadrit kushtetues. Vendi ka nje Gjykate Kushtetuese, ka nje Kushtetute dhe ka edhe mekanizma te tjere keshillimore si per shembull Komisioni i Venecias. Nese lind nevoja ne te ardhmen, sigurisht qe mund te perdoren keto mekanizma. Ajo qe nxisim eshte qe opozita duhet te kthehet ne parlament. Dhe ajo nuk duhet te kthehet ne parlament vetem per nje kohe te shkurter apo per nje dite, por ne e nxisim ate qe te qendroje dhe te marre pjese ne punimet e parlamentit.

A eshte ky nje deshtim? Presidenti Mevlut Cavusoglu  e kaloi kete pyetje te fundit me te qeshur. Por fakt eshte se propozimet nuk i dhane nje pergjigje te prere pikepyetjes se kutive.

Kjo eshte e vetmja pike qe i ndan palet. Anetaret e delegacionit e lane Shqiperine me premtimin se Asambleja Parlamentare do ta ndjeke çeshtjen.

Me largimin e tyre te marten paradite, dukej se kishte marre fund edhe tryeza e presidentit Topi, i vetmi sipas delegacionit, qe respektoi plotesisht rezoluten e Asamblese Parlamentare.

Top Channel