Franca mbeshtet Shqiperine ne investime

23/02/2010 20:00

Sekretarja franceze e Shtetit per Tregtine e Jashtme, An Mari Idrak, i shprehu kryeministrit Sali Berisha interesimin e Frances per te nxitur sipermarresit e medhenj franceze te investojne ne Shqiperi.

Ne nje konference te perbashket shtypi, zonja Idrak tha se dy nga fushat, per te cilat jane te interesuara kompanite franceze kane te bejne me ndertimin e hidrocentraleve dhe te infrastruktures ne Shqiperi.

Sekretarja franceze e Shtetit per Tregtine e Jashtme tha se inkurajon dhe shpreh konsideraten per angazhimin e Qeverise Shqiptare ne krijimin e nje klime te lire per sipermarrjen dhe biznesin, si dhe legjislacionit fiskal qe favorizon investimet e huaja.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha siguroi sekretaren franceze te Shtetit, se keto dite Shqiperia do te ratifikoje ne parlament marreveshjen me konsorciumin franko-gjerman Eurokopter, per blerjen e 5 helikoptereve per modernizimin e flotes ajrore.

Top Channel