Perfundon takimi ne Presidence, asnje deklarate

22/02/2010 19:35

Perfundon pas me shume se dy oresh takimi ne Presidence ku ishin te pranishem ne seline e kreut te shtetit, kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, e ku asistuan pjesetaret e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.

Si Berisha e Rama ashtu edhe anetaret e delegacionit jane larguar nga ndertesa e Presidences pa dhene asnje deklarate per takimin.

Sipas informacioneve jozyrtare ne takim eshte folur per krizen ne vend, si dhe per kerkesen e Partise Socialiste per hapjen e kutive.

Negociatat do te vijojne neser, por nuk ka nje njoftim per oren e fillimit te tyre. Kjo le te kuptohet se konferenca e planifikuar per ne 10 nga perfaqesuesit e KiE ka gjasa te shtyhet.

Top Channel