Nje kryetar ne ilegalitet

22/02/2010 19:55

U be tashme 1 vit e gjysme qe kryetari i komunes Selite ne Miredite, Nikolin Lleshaj eshte i detyruar te drejtoje nga kulla e ngujimit.

Vrasja e kryer nga i vellai ne gusht te vitit 2008 e kane detyruar Lleshajn te zgjedhe kete menyre per t’i shpetuar hakmarrjes. Edhe pse i vellai eshte dorezuar ne ate kohe ne polici duke u vene para drejtesise pikerisht me ndermjetesimin e Nikolin Lleshajt kjo nuk e shpetoi ate dhe familjen e tij nga ngujimi.

Gjithcka nisi ne 24 gusht 2008, kohe kur vellai i kryetarit te komunes, Gjin Lleshaj pasi ka debatuar ashper me nje roje magazine ne periferi te qytetit te Reshenit ka nxjerre pistoleten dhe e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Autori Gjin Lleshaj pasi ka vrare shtetasin Gjergj Ndreca eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Por vetem dy dite me pas me ndermjetesimin e vellait te tij, kryetarit te komunes Nikolin Lleshaj, ai eshte dorezuar ne komisariatin e policise se Mirdites. Qe nga ky moment per te filluan vitet e burgimit qe do te zgjasin 14 vjet, ndersa per vellain e tij nje jete krejt ndryshe.

Nikolin Lleshaj, u zgjiodh per here te dyte kryetar i komunes me 78 perqind te votave ne zgjedhjet e 2007, pasi kandidoi nen siglen e Partise Demokratike. Komuna e Selites eshte nje zone e thelle malore me shume se 1 ore larg nga qyteti i Reshenit. Qender e saj eshte Kurbneshi dikur nje qyteze me me shume se 7 mije banore, shumica e te cileve punonin ne minierat aty prane. Nga jeta e gjalle e dikurshme, sot aty kane  mbetur godinat shume kateshe sot te boshatisura.

Dera e godines se komunes eshte e hapur, por ne zyrat e saj nuk gjejme askend. Duhen pak minuta qe drejtuesit e saj te vijne. Nuk ka nevoje t’u shpjegojme qellimin e vizites sone, ata e kuptojne fare mire per cfare kemi ardhur. Njeri prej tyre shkeputet per te folur ne telefon me kryetarin Nikolin Lleshaj i cili i jep miratimin e tij per t’u prononcuar.

Gjithcka kryhet ne ilegalitet te plote qe nga mbledhjet e deri tek firmosja e dokumentave te rendesishme. Kryetari Lleshaj vjen ne oret e vona te mbremjes dhe pjesa derrmuese e takimeve thuajse te gjitha nuk behen ne godinen e komunes.

Ne mungese te kryetarit, me problemet e perditshme merret zevendesi i tij i cili shume udhezime i merr ne telefon. Pas 1 viti e gjysme pune ne ilegalitet drejtuesit e tjere artikulojne dy alternativat e vetme te mbetura ne kete situate per komunen.
 
Eshte e kote t’i kerkojme bashkepuntoreve me te afert te Nikolin Lleshajt te na mundesojne nje takim me te. Ata na thone tradita e gjakmarrjes, me gjithe deformimet qe ka pesuar ne vite, vazhdon te mbetet e gjalle dhe viktima me e mundeshme pas nje krimi eshte, njeriu me i afert i autorit dhe mundesisht njeriu me i mire. Nderkohe banoret nuk pranojne te flasin per kete teme, por nen ze ata te thone se Nikolini pasi deshtoi ne tentativen per pajtim mund te kete ikur edhe jashte vendit sebashku me familjen e tij, ndersa ne shtepi qendrojne vetem nena dhe babai.

Udhetojme drejt baneses se Lleshajve qe eshte diku rreth 20 minuta nga Kurbneshi ne fshatin Mertir. Pasi therrasim disa here ne oborr me ndrojtje del vetem nena e tij, babai jo. Pasi e qetesojme duke i treguar se jemi gazetare ajo na thote se ka me shume se nje vit qe nuk e takon Nikolinin, pasi ai fshihet dhe druhet se mos e pikasin po te kthehet ne shtepi. Ne ato pak minuta qe mundim te bisedojme nena e Nikolinit na thote se i kane derguar apel per ndihme shume institucioneve shteterore deri tek kryeministri, madje edhe ambasadoreve te ndryshem te akredituar ne Tirane, por nuk kane marre asnje pergjigje.

Para se te largohemi nena e Nikolinit thote vetem pak fjale. Shpresoj qe shtetaret te na degjojne e te na japin nje zgjidhje, ne duam te jetojme vetem jeten tone.

Ne kete situate dy jane alternativat. Alternativa e pare eshte ligji per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, i cili ne nenin 42 pika C percakton se kryetari i komunes ose bashkise shkarkohet me vendim te keshillit te ministrave ne rastet kur propozohet per shkarkim nga keshilli komunal ose bashkiak perkates per mosparaqitje ne detyre per nje periudhe 3 mujore te panderprere. Pas shkarkimit duhet te behen zgjedhje te parakohshme. Alternativa e dyte eshte nderhyrja e shtetit per t’i siguruar jeten nje te zgjedhuri te popullit duke i dhene mundesine Nikolin Lleshajt te perfundoje mandatin e fituar ne vitin 2007. Por ne rastin konkret qeveria nuk ka zgjedhur asnje nga keto alternativa duke detyruar administraten e komunes te mblidhet ilegalisht si nje celule debatikase e kohes se luftes neper shtepi e godina te braktisura.

Top Channel