Libi, policia rrethon ambasaden zviceriane

22/02/2010 11:50

Nje kordon i gjate policie eshte vendosur para ambasades zviceriane ne Tripoli te Libise duke ndaluar afrimin e cdo personi.

Izolimi i nderteses eshte bere pasi Max Goeldi, zviceriani i denuar me 4 muaj heqje lirie do transferohet ne nje burg te vendit afrikan, ndersa zviceriani tjeter Rachid Hamdanim eshte transferuar per ne Tunizi.

Dy shtetasit zviceriane u arrestuan ne 19 korrik 2008, menjehere pas ndalimit ne Gjeneve te djalit te liderit Ghedafi, i cili u akuzua per dhune ndaj sherbetoreve te shtepise. Agjencia e shtypit Jana, ka bere te ditur lajmin, duke theksuar se ferkimet Berne-Tripoli mund te perkeqesojne marredheniet mes dy vendeve. 

Top Channel