Delegacioni i KiE-se ne Kryeministri

22/02/2010 11:35

Nje seri takimesh ne nivel te larte politik po mbahen sot ne Tirane.

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, qe perbehet nga 10 komisionere, kryesuar nga Presidenti i Asamblese, Mevlüt Çavusoglu, rreth ores 9:15 minuta eshte pritur nga presidenti i Republikes, Bamir Topi.

Me pas, delegacioni eshte takuar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe tashme zyrtaret e huaj jane zhvendosur ne seline e kryeministrise ku jane pritur nga kryeministri Sali Berisha.

Drejtuesit e partive kryesore pritet te jene se bashku me delegacionin edhe nje ne dreke, ndersa rreth ores 15:15 minuta delegacioni i Keshillit te Europes do takohet zyrtarisht me kryetarin e opozites Edi Rama ne bashkine e Tiranes.

Delegacioni pritet te rikthehet ne seline e presidentit rreth ores 17.00 mesa duket per te konkluduar ne negociatat qe ata do te zhvillojne ne Shqiperi ne funksion te zgjidhjes se krizes politike.

Top Channel