19 vjet nga rrezimi i Enverit

20/02/2010 15:00

E shkuara komuniste dhe ardhmja e lire do te shkrihen ne nje memorial ne qender te kombinatit, duke e rikonceptuar kete shesh, ku deri para 19 vitesh sundonte diktatura e  shprehur nepermjet monumentit te Stalinit dhe Kombinatit te Tekstileve.

Pervec tyre ne to do te futet edhe perpjekja e qytetareve shqiptare per te rrezuar komunizmin pikerisht 19 vite me pare me 20 shkurt, kur u rrezua busti i diktatorit Hoxha.

“Ne duam qe pjedestali i zbrazet i diktatorit te gjithe perandorise komuniste dhe ajo cfare ka mbetur nga fabrikam ku regjimi i shkuar pa nje prej simboleve me domethenes te socializmit, te mund te kthehen ne dy pika referimi per lirine e artit dhe per domosdoshmerine e kujteses”, u shpreh Rama.

Ne nje konkurs nderkombetar te shpallur nga bashkia do te shpalosen idete e artisteve shqiptare dhe te huaj ne lidhje me kete shesh .

“Ne fund te fundit ajo qe e ndan diktaturen nga liria eshte mundesia per te patur shume te verteta, kur eshte fjala per shprehjen e lire, arkitektonike, artistike”, u shpreh Rama.

Ne diten perkujtimore te 20 shkurtit kryetari i bashkise Edi Rama ka shpalosur kete projekt te bashkise para qytetareve te kombinatit .

Top Channel