Imami per vizite ne Kosove

15/02/2010 11:40

Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise, Arben Imami po qendron ne Kosove ku do zhvilloje takime me krere te larte te shtetit te Kosoves.

Sot paradite, ministri Imami eshte takuar me Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, mirepo pas takimit asnje nga zyrtaret nuk ka pranuar te prononcohet per media.

Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise do takohet edhe me kryetarin e Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi ku gjithashtu eshte paralajmeruar se nuk do kete prononcim per media. Ndersa pas ores 15 Arben Imami do takohet me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci.

Shqiperia megjithese anetare e NATO-s, ushtaret e saj nuk jane pjese e misionit te aleances verio atlantike ne Kosove. Kohe me pare gjate vizites ne Kosove, kryeminsitri Berisha ka thene se Shqiperia nuk e ka ne plan te dergoje ushtare te shtetit shqiptar ne Kosove.

Top Channel