Britani, interneti puneson edhe 7 vjecaret

15/02/2010 12:25

Interneti u jep mundesi edhe femijeve 7 vjecare te kontribuojne me nje page modeste ne familje.

Si shume cudi te tjera edhe kjo u ka shkuar ne mendje anglezeve. Nje faqe e njohur publicitare ne internet (www.dubitlimited.com) u jep mundesi femijeve te grupmoshes 7-24 vjec qe te reklamojne produktet dhe ne kete menyre ata mund te fitojne rreth 24 sterlina ne jave.

Por kjo gje ka shkaktuar indinjaten e thelle te shume prinderve per shkak te moshes minimale te femijeve qe mund te behen pjese e kesaj inisiative. Duke naviguar ne faqen e specializuar, femijeve u thuhet:

“Kemi besim se ti je personi i duhur per te reklamuar produktet tona”. Ata rekrutohen si “ambasadore” te produkteve dhe kush prej tyre arrin rezultate te larta duke reklamuar sa me shume marken, atehere paga ne fund te javes eshte e garantuar. Produktet reklamuese caktohen ne baze te moshes dhe seksit.  

Top Channel