Berisha: Diskutimet vazhdojne

13/02/2010 14:15

Kryeministri Sali Berisha largohet nga Presidenca ku prej tre oresh ishte i pranishem ne tryezen e dialogut organizuar nga kreu i shtetit, perballe kundershtarit te tij politik Edi Rama.Ne nje prononcim per mediat Berisha deklaroi se eshte i gatshem per te gjitha kompromiset e nevojshme per ceshtje zgjedhore bilaterale, por nuk mund te trajtoje ceshtje qe i ka vendosur gjykata.

“I kerkova Rames qe te listoje te gjithe problematiken dhe ta trajtojme ne menyre konstruktive cdo problem qe eshte mes maxhorances dhe opozites. Une nuk mund te trajtoj probleme dhe nuk kerkoj te trajtohen problemet qe une kam me gjykaten, dhe Rama i ka me Gjykaten e Apelit. Une jam i detyruar t’u nenshtrohem vendimeve te gjykatave “, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise menjehere pas daljes nga presidenca theksoi se takimi ishte nje perpjekje serioze pozitive, ku pati nje shkembim te hapur te pikepamjeve, nje diskutim te hapur te mendimeve.

“Rame dakord qe Topi te vazhdoje te eksploroje te gjitha mundesite e konvergjencave per ceshtje bazuar ne rezoluten e APKiE, por edhe ne raportin e OSBE-ODIHR”, u shpreh Berisha, duke lene te kuptohet, se bisedimet do te vazhdojne.

Top Channel