PS: Qeveria keqinformon interlokutoret

12/02/2010 19:45

Partia Socialiste ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Topalli se keqinformojne interlokutoret e tyre jashte vendit.

Per PS, hapja e kutive eshte nje e drejte demokratike, e perdorur edhe nga vete kryeministri italian Berlusconi, qe numeroi kutite e dyshuara ne zgjedhjet e para pak viteve.

“Jemi te keqardhur qe zoti Daul eshte keqinformuar nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe Berlusconi nga kryeministri Berisha. Ne mendojme qe ate qe beri Berlusconi ne Itali, pasi hapi shume kuti per verifikimin e zgjedhjeve, ta bejme edhe ne ne shtepine tone. Hapja e kutive eshte nje e drejte kushtetuese per transparencen. Ne duam qe zgjedhjet te mos grabiten nga pushteti. Shqiperia evropiane ndertohet ne baze te zgjedhjeve evropiane”, ka deklaruar deputetja e PS, Mimi Kodheli.

Top Channel