Kerkohet autonomi e spitaleve

12/02/2010 16:25

Autoritetet shendetsore kerkojne autonomi te plote te spitaleve dhe jo te pjesshme ne menyre qe qytetaret te mos kene mungesa ne medikamente apo elemente te tjere ne funksion te nje sherbimi sa me te mire ndaj pacienteve.

Ministria e Financave vazhdon te mbaje nen kontroll fondet e spitaleve, madje ndonese jemi ne mesin e muajit te dyte te vitit per disa spitale ende nuk jane levruar fondet nga financat duke krijuar veshtiresi deri ne furnizimin me dorashka, garza apo dhe detergjente.

Nese fondet do t’u kaloheshin spitaleve per cdo mungese te krijuar do te ndeshkoheshin edhe pergjegjesit, por ne kete rast pergjegjesite nuk bien ne mbi askend.

Sherbimi paresor ka tashme autonomi te plote dhe gjate analizes vjetore te ISKSH-se jane theksuar arritje si persa i perket menaxhimit ashtu edhe sherbimit ndaj qytetareve.

Reforma e ndermarre ne sistemin shendetsor synon futjen ne skemen e sigurimeve shendetsore te spitaleve dhe te rreth 80 % te popullates.

Top Channel