Anila Bisha mes gazetarise dhe shtepise botuese

12/02/2010 19:20

Gazetaria eshte letersi e shkruar shpejte dhe me kete moto ajo i hyri profesionit por qe nuk vazhdoi shume gjate. Me shkrimet e saj terhoqi vemendjen e kolegeve dhe lexuesve te shtypit te shkruar.

Pas nje eksperience te tille ne gazeten “24 Ore” mori vendimin qe fale nje pune voluminoze lexuesi feminil te kishte ne dore nje reviste “Une Gruaja”. Pas dy vjetesh pune dhe perpjekje, e zhgenjyer dhe e “izoluar” ne botim pasi revista nuk e kaloi asnjehere tirazhin e 2000 kopjeve, mori vendimin per ta mbyllur.

Duke e mbajtur te fjetur brenda vehtes  pasionin e botimit, i hyn nje tjeter rruge asaj te zedheneses se shtypit. Eshte nga themelueset e ketij pozicioni ne institucionet e rendesishme, por botimi per  te mbetet sfida kryesore. Njeri prej bashkepunetoreve ne kete pozicion eshte Edmond Dragoti.

“Ajo i kushton rendesi detajeve dhe ne marredhenie pune ploteson te gjitha kushtet optimale te nje bashkepunimi qe te jape nje produkt sa me te suksesshem”, shprehet Dragoti. Aktualisht drejton nje nga shtepite botuese me te rendesishme te librit shkollor, me nje rrjet prej 150 autoresh dhe bashkepunetoresh, puna e botimit eshte e veshtire. Ne periudha te ngarkuara, drita e zyres rri ndezur. Ne kete pike, mikesha e saj

Briseida Mema e njeh me mire. “Nga menyra si reagon dhe kerkon, ne fund te fundit eshte ai mekanizmi i gazetarit qe ka bere qe ajo te jete ndryshe nga nje njeri pedant”, shprehet Briseida. Shtepine botuese qe drejton e ka profilizuar ne lendet natyrore dhe shkencore me synim arritjen e standarteve europiane.

Pjese e punes se saj eshte edhe kjo vizite ne shtypshkronje. Ajo sheh nga afer punen e prodhimit te tekstit per te qene e pergatitur per ate qe do te dale ne treg dhe ne te gjithe kete aktivitet nuk harron  kontaktin me miqte. Me dilemen e madhe se cfare po ndodh me lexuesin dhe si duhet  ta beje ai pjese te tij leximin, Anila Bisha, me nje kembe tek puna dhe tjetren tek familja, di ne jeten e saj te beje vetem miq.   

FOTO GALERI
1/3

Top Channel