Trafiku i droges, pranga nje shqiptari ne Greqi

11/02/2010 13:45

Pas vleresimit te disa informacioneve qe kane mberritur ne Departamentin e Antidroges ne qytetin e Igumenices, policia greke ka zbuluar ne zonen “Gonia” te kesaj bashkie 9 canta udhetimi te fshehura te cilat permbanin gjithesej 216 pako me hashash me peshe te pergjithshme 302 kilograme.

Forcat policore nuk e kane konfiskuar lenden narkotike, por kane rrethuar zonen dhe kane pritur te fshehura se kush do te merret ne dorezim kete sasi teper te madhe droge qe duket se ka hyre nga kufiri shqiptar.

Nje person i panjohur eshte afruar tek vendi ku ishin  fshehur thaset me hashash .Menjehere policia i ka bere thirrje te dorezohet por ai ka hapur zjarr me kallashnikov dhe duke perfituar nga erresira eshte zhdukur ne zonen malore. Disa kilometra larg vengjarjes policia ka arrestuar bashkepunetorin e tij qe priste atje me nje makine dhe qe se bashku me dy persona te tjere do te conin sasine e droges drejt Athines.

Te tre personat, nje shtetas shqiptar dhe dy shtetasit, greke jane arrestuar dhe jane cuar ne prokurorine e Tesprotise. Ndersa eshte shpallur ne kerkim personi qe mundi t’i shpetonte rrethimit policor dhe qe sipas deshmive te te arrestuarve eshte edhe ai shtetas shqiptar.

Top Channel