Ish-truproja: Veronica, e brishte dhe e trishtuar

11/02/2010 13:45

Ish-truproja i Veronica Lario-s ka treguar per mediat anen e fshehte te ish-zonjes Berlusconi; ate qe ai ka arritur te shohe pas sherbimit dyvjecar prane saj.

Goran Todic, nga Bosnja sherbeu si truproje nga viti 2007 deri ne vitin 2009 dhe gjate kesaj kohe arriti te kuptoje se zonja Lario ishte kurioze, por merzitej shpejt, ishte e sjellshme, por ndonjehere e akullt, si dhe e brishte dhe shume e trishtuar.

Todic 43 vjec punoi ne shtepine Berslusconi, pak kohe para shperthimit te skandalit qe coi edhe ne ndarjen e ciftit kryeministror.

“Zonja preferon te qendroje sportive dhe shume e thjeshte kur eshte ne shtepi. Vishet mire vetem kur del apo kur pret miq. Ne dy vite nuk e pashe kurre qe te bente cmenduri ne blerje rrobash”, thote Goran.

Top Channel