Gramsh, rreshqet dheu, izolohet nje komune

11/02/2010 11:20

Rreshqitje dheu jane regjistruar ne komunen Kukur te rrethit te Gramshit, me pasoje izolimin e zones.

Sipas informacioneve te fundit mesohet se ka nisur puna per zhbllokimin e aksit.

Rreshqitjet e dheut kane ardhur si pasoje e reshjeve te medha te shiut, te regjistruara ne kete zone.

Nderkohe ne Librazhd jane regjistruar bllokime te fshatrave Polis, Qarr dhe Gureshpataj per shkak te reshjeve te medha te debores.

Ne disa zona trashesia e bores ka arritur deri ne ne meter.Dhjetera banore mbeten te izoluar dhe pa mundesi komunikimi per sigurimin e ushqimeve baze.

Top Channel