Rama: Zgjidhje ose protesta

10/02/2010 15:35

Partia Socialiste do te rifilloje protestat nese tryeza e presidentit te Republikes nuk do te jape rezultatin e deshiruar, ne thelb te te cilit qendron kerkesa per hapjen e kutive dhe berjen transparente te te gjithe procesit zgjedhor te 28 qershorit.

“Ne jemi te gatshem te japim kontributin tone me te gjitha format dhe keto format shkojne nga tryezat te protestat te gjitha jane forma te komunikimit dhe angazhimit demokratik. Ne rast se tryeza nuk do te sjelle zgjidhjen e deshiruar nga te gjithe shqiptaret per te patur zgjedhje te lira dhe te ndershme atehere ne do te vazhdojme me protestat deri ne zgjidhjen e ketij problemi madhor te demokracise. Nese kriza nuk zgjidhet do te thote se ne do te vazhdojme te  luftojme”, u shpreh Rama.

Kreu socialist Rama theksoi se e gjithe opozita ne teresi nuk do te terhiqet nga ajo qe ai e quajti rikthim i demokracise ne vend permes hetimit dhe me pas garantimit te proceseve zgjedhore te lira e te ndershme.

Ai hodhi poshte cdo mundesi per negocim apo terheqje nga kerkesa per hapjen e kutive dhe asnje pazar nuk do te behet ne kembim te ketij kushti. Kjo kerkese tha Rama respekton ne mase te plote kushtetuten dhe ligjet e vendit dhe nuk cenon asnje vendim gjykate, nje element ky qe per Ramen eshte nje justifikim i shemtuar i mazhorances per te mos lejuar hetimin e zgjedhjeve.

“Ne nuk duam te rinumerojme per te marre pushtetin ne tavoline por duam te rinumerojme per te hetuar numerimin”, u shpreh Rama.

Kreu i selise roze u shpreh pro zgjidhjes se krizes por jo duke hequr dore sic tha ai nga kjo beteje historike qe synon te nderroje faqen e zgjedhjeve te manipuluara ne Shqiperi.

Top Channel