Ish te perndjekurit: 29 nentori, Dite e Kujteses

10/02/2010 15:55

Propozimi per te shpallur 29 nentorin si diten e kujteses per viktimat e komunizmit eshte mbeshtetur nga kryetaret e Shoqatave te ish te Perndjekurve Politike qe kane menduar te jene iniciues te kesaj ideje.

“Shpallja e 29 nentorit si dite perkujtimore do te ishte nje lehtesim per te gjithe ne. Ne kerkojme caktimin e nje dite te tille per te nderuar keto viktima”, u shpreh Kurt Kula kryetar i Shoqates se te Perndjekurve Politike.

Perfaqesuesit e te gjithe shoqatave te te perndjekurve politike kane vizituar gjate paradites vendin ku u gjeten eshtrat e te pushkatuarve dhe kane kerkuar qe te gjetja e tyre te behet ne menyre te organizuar ne baze te dokumentave qe gjenden ne arkivin e Ministrise se Brendshme.

Nderkaq, edhe Partia Socialiste ka kerkuar vertetimin i dyshimit se eshtrat e gjetura i perkasin 19 personave te ekzekutuar gjate periudhes se komunizmit, cka do te perbente per te gjithe politiken shqiptare nje arsye me shume per te denuar me vendosmeri, si edhe ne te shkuaren, krimet çnjerezore te kryera gjate regjimit komunist.

“Partia Socialiste fajeson Sali Berishen, si njeriun qe per 20 vjet me radhe ka keqperdorur kauzen e te perndjekurve politike, duke e sjelle ne vemendjen publike sa here i eshte nevojitur, por pa ofruar kurre nje zgjidhje qe do te qetesonte shpirtrat dhe do te rikthente krenarine e atyre qe vuajten nje nga diktaturat me te egra ne Europe. Krimet e te kaluares duhen zbardhur. Ato duhen denuar. Por ne asnje menyre krimet e te kaluares nuk mund te perdoren per te mbuluar mekatet e se tashmes”, u shpreh deputetja Olta Xhacka.

Top Channel