Greqi, arratisen dy shqiptare nga burgu

10/02/2010 16:50

Dy shqiptare jane arratisur nga nje burg ne ishullin grek te Rodosit. Sipas burimeve te policise lokale, behet fjale per shtetasit shqiptare Berti Tabaku 22 vjec dhe  Nderim Disha 20 vjec. Dy te rinjte ishin denuar me burgim pasi ishin gjetur fajtore per te pakten 30 vjedhje dhe grabitje me dhune.

Dy shqiptaret kane mundur te presin me sharre hekurat e dritares se qelise se tyre, e me pas kane keputur edhe telat me gjemba ne oborrin e burgut per tu larguar te ndihur edhe nga erresira e nates.

Prokuroria e Rodosit ka urdheruar nisjen e menjehershme te hetimeve per menyren sesi hyri sharra ne qeline e te denuarve dhe gjetjen e personave pergjegjes per futjen e saj brenda ambienteve te institucionit te riedukimit te ishullit.

Policia ka nisur nje operacion per gjetjen e tyre, ndersa me urdher te ministrit te Drejtesise, jane ne dispozicione edhe drejtori e gardianet e turnit  te nates ne burgun e sigurise se ulet ne Rodos.

Burime policore thene se kerkimet per gjetjen e dy te arratisurve, jane shtrire ne te gjitha pikat dalese te ishullit,porte dhe aeroporte,ndesa operacionet po zhvillohen edhe ne zonen malore te Rodosit,ku mendohet te jene fshehur dy te arratisurit.

Top Channel