ERE-CEZ, nis sot gjyqi per çmimin e energjise

10/02/2010 09:15

Debatet per tarifat e reja te energjise elektrike dhe nivelin e humbjeve ne rrjet, CEZ dhe OSSH kane vendosur t’i zgjidhin ne gjykate, proces qe zhvillohet sot ne Shkallen e Pare te Tiranes.

Objekt i çeshtjes jane pretendimet e pronarit te OSSH-se ndaj disa vendimeve te marra nga ERE, sa i takon rritjes se çmimit te dritave dhe rrezimit te nivelit te pretenduar te humbjeve me 35.7 per qind.

Ne fakt, konflikti i ketyre dy çeshtjeve ka si qellim final “depoziten 60 milione euro” qe qeveria ka depozituar prane Bankes Boterore, si garanci e kontrates se privatizimit.

ERE do te perpiqet me argumente qe ta mbroje fondin, kurse CEZ te perfitoje sa me shume. Ne rast se shteti humbet, atehere keto 60 milione euro i takojne OSSH-se, si dem i shkaktuar nga vendimet e padrejta te ERE-s.

Top Channel