Matura, rrezohet skema “Pollo”

09/02/2010 16:25

Vleresimi i maturanteve qe duan te futen ne universitete do te ndryshoje. Kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj sqaroi se nuk do te kete rikorrigjim te tezave, por vleresimi do te behet nga kater mesues te ndryshem. Kjo skeme eshte ndryshuar pasi vitin e shkuar reth 3 % e maturanteve kerkuan rivleresim dhe nje pjese e tyre kishin te drejte.

“Korrigjimi nga dy mesues, korrigjimi i pare dhe ne rastin kur diferenca me dy vleresuesve eshte e ndjeshme atehere behet nje vleresim i dyte dhe ne fund cdo test eshte i certifikuar nga tre korrigjues dhe nga nje pergjegjes”, thote Tafaji.

Ndryshe nga vitet e shkuara, nxenesit do te vendosin per deget qe kerkojne te vazhdojne pasi te jene njohur me rezultatet e kater provimeve te cilat do te vleresohen me 20 %.

Tezat e provimeve do te jene te nje niveli mesatar, dhe provimet do te zhvillohen ne godinat qe ndodhen ne qendrat e qyteteve, ne menyre qe te shmangen abuzimet.

Kreu i Arsimit Tafaj tha se nuk do te kete me formular A3, dhe A4 per kuotat e paplotesuara, pasi regjistrimi pritet te perfundoje brenda fazes se pare.

Shume shkolla te mesme ne zonat rurale kane rezultate te uleta, ndaj pritet te kemi nje rajonalizim te shkollave ne zonat rurale. Skema qe u rrezua nga drejtuesit e rinj te arsimit ishte instaluar ne te gjithe nivelet e shkolles nga ish-ministri i Arsimit Genc Pollo.

Top Channel