Administrata, gati levizjet ne pese ministri

09/02/2010 08:15

Pese ministri te rendesishme pritet te kene se shpejti ndryshime ne organigramen e tyre, duke shkurtuar numrin e punonjesve kryesisht ne agjencite te cilat i kane ne varesi.

Burime prane Kryeministrise bejne te ditur se tashme drafti pritet te kaloje ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave, ku pritet te marre edhe miratimin perfundimtar. Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, ajo e Arsimit dhe Shkences, Ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, ajo e Mjedisit dhe Ministria e Drejtesise pritet t’i nenshtrohen ndryshimeve ne organigramen e tyre, duke sjelle me se shumti shkurtime te punonjesve qe kane ne varesi nga keto dikastere. Shkurtime ne administraten e tyre qendrore mesohet se do te kene konkretisht Ministrite e Arsimit dhe Drejtesise.

Ne kuader te qeverise ne “diete”, keto dy dikastere kane vendosur te shkurtojne pjese te stafit te tyre ne nivelin qendror te organizimit.

Nga ana tjeter, tre institucionet e tjera, Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, e Mjedisit dhe ajo e Kultures, nuk do te kene ndryshime ne total te numrit te punonjese. Ristrukturimi do te shoqerohet vetem me ndryshime te numrit te tyre neper agjenci dhe sektore te ndryshem.

Keshtu, keto ministri kane marre vendimin per te tkurrur numrin e punonjesve ne agjencite dhe institucionet qe kane ne varesi. Por nga ana tjeter, paralel me kete vendim kane marre edhe vendimin per te rritur numrin e punonjesve ne sektoret e brendshem te ketyre dikastereve. Burimet bejne te ditur se keto vendime nga drejtuesit e ministrive jane marre per te plotesuar edhe nevojat e reja qe u kane dale ne kuader te plotesimit te programimeve dhe axhendave te punes.

Duke qene se ministrise ne kete mandat te ri kane marre persiper detyra te reja, atehere per pasoje edhe organigramat e tyre te brendshme pesojne ndryshimet e radhes. Ne menyre te herepashershme, ministrise marrin vendime per ndryshime organigramash dhe keto propozime i kalojne fillimisht per shqyrtim Departamentit te Administrates Publike, institucion ky ne varesine e Ministrise se Brendshme. Ne momentin kur keto ndryshime miratohen nga DAP, atehere ato kalojne per miratimin perfundimtar ne Keshillin e Ministrave. Ne menyre te herepashershme, ministrite paraqesin ndryshime ne organigramat e tyre.  

Top Channel