Topi sot takim me Lohan, Montobio e Withers

08/02/2010 10:35

Ashtu sikurse eshte njoftuar java qe sapo ka nisur do te jete shume aktive persa i perket institucionit te Presidentit, qe do te jete vend i takimeve me politikane dhe aktore nderkombetare.

Sipas nje njoftimi te Presidences, kreu i shtetit do te nise pas pak nje takim me ambasadorin e Komisionit Europian Helmut Lohan dhe ate spanjoll Manuel Montobio.

Nderkohe qe pas mesdites ne axhende eshte caktuar takimi me kryediplomatin amerikan ne vendin tone, John Withers.

Ne takimet e kesaj jave pritet te percaktohet drafti paraprak, mbi te cilin mund te diskutohet ne tryezen e nivelit te larte.

Top Channel