Rusmali: Tryeza, nga hallet personale te Rames

08/02/2010 21:50

Deputeti i PD, Ilir Rusmali ka deklaruar se tryeza e drejtuar nga presidenti Topi do te mbahet per shkak te problemeve personale te kryetarit te PS Edi Rama.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Rusmali ka nenvizuar se Rama ka frike mos humbet postin e tij si lider i PS nga sukseset e qeverisjes, ne vecanti ne procesin e liberalizimit te vizave.

“Hallin ne kete situate e ka vetem Edi Rama si kryetar i nje partie. Nese keto suksese madhore te popullit shqiptar, si heqja e vizave, arrihen gjate kesaj legjislature e ben ate te humbur. Kete konkluzion nuk po e nxjerrim ne ne tavoline, por edhe rezoluta e KiE qe ka denuar bojkotin, duke deklaruar se eshte nje kembane e rende alarmi per politiken shqiptare dhe per PS-ne”, ka pohuar Rusmali.

Deputeti demokrat e ka cilesuar tryezen si te domosdoshme per te sjelle sipas tij ne rrugen e arsyes kryetarin e PS Edi Rama.

“Ne mirepresim cdo perpjekje, te kujtdo, per te sjelle ne rrugen e arsyes liderin e opozites shqiptare”, eshte shprehur Rusmali.

Duke kujtuar se ka qene e majta ajo qe menaxhoi pjesen me te madhe te procesit zgjedhor, Rusmali ka shtuar se ceshtja e zgjedhjeve eshte vetem nje alibi e PS per te penguar arritjet e qeverise.

“Rama e ka alibi ceshtjen e zgjedhjeve per te destabilizuar vendin dhe per te sabotuar stabilitetin e institucioneve. Opozita ka menaxhuar zgjedhjet, ka menaxhuar numerimin”, ka shtuar Rusmali.

Top Channel