Kriza, zyra e Topit kthehet ne arene negociatash

08/02/2010 08:55

Kjo jave pritet te jete decizive ne perpjekjen e kreut te shtetit, Bamir Topi, per zhvillimin e tryezes qe mund te zgjidhe krizen politike ne Shqiperi.

Zyra e Presidentit pritet te jete shume aktive ne kontaktet me forcat e ndryshme politike dhe aktoret nderkombetare te akredituar ne kryeqytetin shqiptar. Ne keto takime do te percaktohet drafti paraprak, mbi te cilin mund te diskutohet ne tryezen e nivelit te larte.

Ndonese kane pershendetur menjehere rezoluten e miratuar nga Asambleja e Keshillit te Europes, Sali Berisha dhe Edi Rama vazhdojne te bejne presion indirekt ndaj tryezes se kreut te shtetit. Nga njera ane qendron Kryeministri Sali Berisha, i cili u perpoq ne maksimum permes perfaqesuesit te tij ne Asamblene e KiE-se (Ilir Rusmali), qe te shmange rolin e Bamir Topit.

I gjendur para nje fakti te kryer, Berisha ka avancuar ne qendrime, duke deklaruar se eshte i gatshem te shkoje ne tryezen e Topit. Si Berisha ashtu edhe vartesit e tij ne qeveri apo parti nuk kane harruar qe te theksojne dukshem edhe rrugen ku duhet te shkele kreu i shtetit.

Ata i kane kujtuar Bamir Topit deklaratat e bera ne cilesine e kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise, duke paralajmeruar se çdo vendim per hapje kutish do ta çonte drejt ndryshimit te deklaratave te bera me pare.

Nje forme presioni kjo e perdorur edhe ne rastet e meparshme, kur Topi kishte ne tavoline ligjin mbi “Lustracionin” ose siç u njoh ndryshe si “Ligji i dosjeve”. Ishte pikerisht presioni, ai çka beri qe Topi te mos hedhe firme mbi ligjin, por as te mos e ktheje ate mbrapsht. Sakaq, Bamir Topi gjate ketyre diteve ka marre nje deklarate shume pozitive (te menjehershme) prej kreut te opozites Edi Rama sa i takon pjesemarrjes ne tryeze.

Por pertej ketij qendrimi, Partia Socialiste dhe opozita ne teresi ka vene kreun e shtetit perpara nje pozite te veshtire. Ne deklaratat publike funksionaret socialiste kane insistuar se nuk pranojne marreveshje qe nuk perfshin hapjen e kutive te votimit. Ne çdo zgjidhje qe nuk parashikon kete kerkese, socialistet kane paralajmeruar protesta te fuqishme.

Ne kete menyre duket se Berisha dhe Rama kane njeren kembe ne tryezen e Topit dhe tjetren ne llogoret e “luftes”. I ndodhur ne nje pozite te tille, Bamir Topi do te tentoje ate çka prej shume kujt shihet si “mision i pamundur”. Presidenti do te perpiqet qe me takimet e kesaj jave, me ambasadoret e huaj dhe funksionaret politike te arrije ne nje formule “paqeje”. Nese diçka e tille nuk do te jete e mundur, tentativa e fundit eshte ardhja e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes me 22 shkurt. Siç kane paralajmeruar, ata do te “zbarkojne” ne Tirane me nje draft propozimesh konkrete per te arritur te zgjidhja.

Top Channel