Ceka: Nuk duhet te presim shume nga tryeza

08/02/2010 21:35

Kryetari i PAD, Neritan Ceka ka deklaruar se tryeza e planifikuar per te shtunen nen drejtimin e presidentit te Republikes Bamir Topi, nuk ka asnje ngjashmeri me ate te organizuar nga paraardhesi i tij Alfred Moisiu.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Ceka ka saktesuar se kreu aktual i shtetit nuk ka asnje prerogative per mbajtjen e bisedimeve.

“Nuk ka nje paralele sepse tryeza e kaluar niste nga prerogativat e presidentit per te organizuar zgjedhjet. Tryeza u organizua nga presidenti dhe ne te morren pjese partite, ku u diskutua per zgjedhjet dhe dokumentet e votuesve. Them se presidenti kete here e ka te veshtire sepse nuk ka asnje prerogative qe i jep atij te drejten per tryeze”, ka pohuar Ceka.

Ceka ka theksuar se nga tryeza e se shtunes nuk duhet te pritet shume pasi dy palet nuk jane te gatshme te bejne leshime.

“Nuk duhet te presim ndonje gje te madhe nga tryeza sepse duket qarte qe rekomandimi i asamblese se KiE thote qe te krijohet nje komision parlamentar per hetimin e zgjedhjeve. Ketu vetem sa nderhyn faktori nderkombetar per te zgjidhur krizen politike. Nuk ka vend per te leshuar pe”, ka nenvizuar Ceka.

Me tej kreu i PAD ka shprehur bindjen e tij se nga keto bisedime fituese do te dale e djathta.

“Negociojne me mire te majtet por ne fund fitojne te djathtet, kjo eshte historia. Aleatet e PS kane nje pike te dobet pasi nuk kane perfaqesues ne Parlament”, ka shtuar Ceka.

Top Channel