PDI kunder regjistrimit te popullsise

07/02/2010 12:25

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, PDI, Tahir Muhedini u shpreh kunder regjistrimit te popullsise mbi bazen e etnise dhe fesimit fetar.

Gjate nje takimi me mbeshtetesit e kesaj partie ne Fier, ai e cilesoi si te parakohshem kete proces, pasi te dhenat, sic u shpreh, mund te jene fiktive, pasi shume emigrante qe jetojne ne Greqi kane nderuar etnine dhe fene e tyre.

Gjithashtu ne kete takim u fol edhe per situaten politike qe po kalon kjo parti pas krijimit te partise tjeter qe perfaqeson popullsine came, PDU qe drejtohet nga ish-deputeti socialist Shpetim Idrizi.

Tahir Muhedini tha se partia e re e krijuar po saboton Partine per Drejtesi dhe Integrim dhe po i ben nje dem te madh ceshtjes came.

Top Channel