Montobio: Kriza, rrezikoni BE

06/02/2010 12:00

Kriza politike ne Shqiperi ka shqetesuar komunitetin nderkombetar dhe kete shqetesim ambasadori spanjoll Emanuel Montobio nuk ka ngurruar ta shprehe me fjale te drejtperdrejta.

Gjate nje takimi ne Tirane, Montobio, vendi i te cilit kryeson presidencen e radhes se BE-se  ka deklaruar se nese aktoret politike ne vend nuk e zgjidhin ngercin e krijuar, Shqiperia do te rrezikoje shume ne procesin e integrimit.

“Jemi ne nje situate te brendshme ne Shqiperi qe eshte objekt shqetesimi per nderkombetaret dhe Bashkimin Europian. Kemi thene qe ky nuk eshte zhvillim pozitiv po ka nje mundesi reale per ta kapercyer situaten. Duhet te kapercehet nga kuadrin kushtetues nga aktoret e brendshem me mbeshtetje nderkombetare po jo me zevendesim nga nderkombetaret. Nese nuk zgjidhet brenda nje kohe te shkurter atehere pasojat per persektiven europiane do te jene shqetesuese”, u shpreh Montobio.

Ambasadori spanjoll e dha kete deklarate ne nje tryeze te zhvilluar ne axhenden e BE-se ne lidhje me Shqiperine.

Top Channel