Gripi i derrit “iken” nga Shqiperia

06/02/2010 16:00

Virusi A H1N1 iken nga Shqiperia. Specialiste te Shendetit Publik deklarojne se gjate javes qe lame pas nga 20 mostra qe mblidhen cdo dite, te gjitha kane rezultuar negative.

Ne Institutin e Shendetit deri me tani jane analizuar mostra te marra nga persona qe jane parqaqitur ne spital me simptoma te ngjashme qofte edhe me ato te gripit te zakonshem.

Por sipas specialisteve kjo mund te konsiderohet si periudhe pauze pasi ne fund te shkurtit dhe fillim te muajit mars futemi serish ne sezonin e gripit te zakonshem  ku nuk perjashtohet rikthimi i shfaqjes se virusit AH1N1.

Por ajo cfare shprehin me optimizem specialistet e shendetit publik eshte fakti se ne vendin tone ky virus nuk u shfaq agresiv.

Numri i te prekurve qe u konfirmuan zyrtarisht ishte rreth 450 persona, shumica derrmuese jo ne gjendje te rende, me pak perjashtime te disa paciente per shkak te komplikacioneve nga semundjet kronike. Gjithsej u shenuan 12 viktima.

Por virusi AH1N1 ne forme te lehte mund te kete prekur nje te treten e popullsise te cilet e kane kaluar ate si grip te zakonshem. Specialistet thone se do te vazhdojne te analizojne mostra per te mbajtur situaten ne kontroll.

Ndersa persa i perket vaksines e cila u sigurua nga Ministria e Shendetesise, si ne shume vende te tjera ajo u refuzua te aplikohej nga popullata.

Top Channel