Gruaja e mbytur, nene e kater femijeve

04/02/2010 14:20

Nje nene e kater femijeve eshte mbytur ne liqenin artificial te Tiranes. (UPDATE)

Trupi i 51-vjecares u shqua nga kalimtaret e rastit te cilet lajmeruan policine. Viktima ndodhej vetem 10 metra nga bregu i liqenit, por eshte dashur ardhja e polumbareve per ta nxjere trupin ne breg.

Pas me teper se 50 minuta ne uje, viktima eshte nxjerre nga liqeni i Tiranes, kohe kjo qe eshte shoqeruar me shume ndalesa te kalimtareve kurioze prane vendit ku ndodhi ngjarja. Viktima eshte Virgjilushe Duka, lindur dhe banuese ne Selite.

Per policine e cila morri ne pyetje edhe deshmitaret ne vendngjarje, gruaja i ka dhene fund vete jetes se saj duke u mbytur. Policia sqaroi se gruaja prej kohesh vuante nga depresioni nervor.

Top Channel