Ne Lojrat Olimpike Dimerore qe do te zhvillohen nga data 12 deri ne 18 shkurt ne Vankuver te Kanadase, Shqiperia perfaqesohet me vetem nje sportist, Erion Tola.
Do te jete pikerisht skiatori 23 vjecar, flamurmbajtes dhe konkurent i vetem qe do te na jape mundesine te jemi pjesemarres ne keto lojra olimpike, megjithate nuk do te jete i vetmi, pasi delegacioni shqiptar edhe pse me nje sportist, eshte i perbere nga 4 persona, mes tyre trajneri italian i Toles, shefi i misionit, presidenti dhe sekretari i KOKSH.
Nderkohe kete delegacion edhe me te zgjeruar e ka pritur diten e merkure ne presidence, Presidenti i Rebulikes, Bamir Topi. “Moment emocionant per Erionin, i cili ndonese perfaqesues i vetem ne keto gara, do jete ai qe do kete ne dore flamurin kombetar me nje mesazh shume te forte. Do deshironim pjesemarrje me te gjere, por tek e fundit pjesemarrja eshte e rendesishme”, u shpreh kreu i shtetit.
Kjo eshte hera e dyte qe Shqiperia merr pjese ne Lojrat Olimpike Dimerore. Edhe ne lojrat e para ne Torino 2006, serish vendi yne eshte perfaqesuar nga skiatori Tola, i cili jeton dhe stervitet ne Itali. Ne Vankuver 2010, skiatori shqiptar eshte kualifikuar ne tri gara, ne Super G, Sllallom gjigant dhe ne Sllallom.
Top Channel