Masakra e Devollit, ‘burg pa afat’ per autorin

02/02/2010 11:55

Gjykata e Korces vendosi masen e arrestit ‘burg pa afat’ per Besim Karajin, personin e akuzuar per vrasjen e tre vellezerve Mulliri ne fshatin Vidohove te Devollit.

Mesohet se policia ka marre ne mbrojtje familjen e autorit, pasi i druhet nje hakmarrjeje te mundshme mes familjeve te perfshira ne kete ngjarje.

Besim Karaj ra ne duart e policise tre dite pasi vrau me kallashnikov tre vellezerit Mulliri ne fshatin Vidohove te Devollit.

Ndersa kerkohej ne drejtim te kufirit grek, autori i vrasjes kishte udhetuar ne kembe ne drejtim te Thumanes, ku ndodhej familja e tij. Ai eshte gjetur nga policia ne gjendje shume te rende per shkak te lodhjes dhe urise. Familjaret thone se Besim Karaj u vetedorezua.

Karaj u mbajt disa ore ne Fushe-Kruje para se te dergohej ne Korce. Ai ka dhene aty deshmite e para per vrasjen ndaj tre vellezerve Mulliri, vrasje e cila ndodhi per shkak te xhelozise.

Besim Karaj kishte kapur ne flagrance bashkeshorten e tij me nje nga vellezerit qe vrau dhe pas nje konflikti qe zgjati rreth dy muaj, i ekzekutoi ata.

Top Channel