Iraku, ish-ministrja britanike kunder Blair

02/02/2010 17:45

Keshilli britanik i Ministrave nuk mori asnje vendim per luften ne Irak, pasi ne vigjilie te konfliktit zgjedhjet i merrte vetem nje staf i ngushte njerezish ne Downing Street.

Sulm i rende ndaj ish-kryeministrit, Tony Blair, nga ana e ministres se atehershme te Zhvillimit Nderkombetar, Clare Short.

Ne deshmine ne komisionin qe heton per rrethanat e sulmit anglo-sakson ne Irak, ish-ministrja deklaroi se qeverise iu hoq cdo lloj fuqie per te marre vendime dhe u ngrit nje mur ne komunikimin mes ministrave.

Sipas saj, parlamentit iu delegua nje rol noterial pasi gjithcka vendosej nga njerezit qe gjendeshin ne rrethin e ngushte te Blair.

Top Channel