Forcat e sigurise ne Bosnje kane zhvilluar mengjesin e sotem ne fshatin Gornja Maoca nje operacion per identifikimin e disa personave qe cilesohen si te rrezikshem per sigurine kombetare.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave ne operacion, i zhvilluar ne fshatin e banuar nga shumice vehabiste, u angazhuan 600 operative.

Sipas burimeve, agjentet kontrolluan nje numer te konsiderueshem shtepish, ku gjeten dhe sekuestruan sasi te shumta armatimi.

Burimet saktesojne me tej se operacioni u krye pas marrjes se informacioneve se ne fshat po zhvilloheshin aktivitete qe mund te cenonin sigurine.

Gornja Maoca eshte nje fshat teresisht i izoluar. Rruga qe te con ne te eshte e pakalueshme dhe udherrefyesit jane te shkruar ne gjuhen arabe.

Top Channel