“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit
Shtate persona kane perfunduar ne pranga ne Bosnje, mes tyre nje i huaj, gjate nje operacioni ne shkalle te gjere ne nje fshat verilindor, bastion i myslimaneve ekstremiste.
Zedhenesi i zyres se prokurorit Boris Grubesic tha se forcat e sigurise, po ashtu konfiskuan arme, disqe kompjuterike, CD dhe DVD gjate operacionit te sotem ne shtepite e Gornja Maocas.
Fshati eshte baze e myslimaneve te sektit Wahabi. Hetuesit nuk e kane bere te njohur kombesine e te huajit qe u arrestua.
Me pare, zedhenesi Grubesic tha se autoritetet po kerkonin per njerez qe mund te jene rrezik per sigurine ne Bosnje-Hercegovine, duke kercenuar “integritetin territorial”, apo duke nxitur urrejtjen raciale, etnike dhe fetare.
600 zyrtare te zbatimit te ligjit u perfshine ne operacion, duke e bere ate me te madhin e ketij lloji, qe nga koha e perfundimit te luftes ne ate vend ne vitin 1995.
Top Channel