Vritet aksidentalisht 13 vjecari

01/02/2010 16:30

Nje 13-vjecar nga fshati Verdove i Pogradecit eshte vrare aksidentalisht nga shoku i tij. Erind Liçkollari ka gjetur vdekjen kur ka qene me nje grup shokesh ne kodrat e fshatit ne zonen mbi depot e ujit. Femijet, nxenes te klases se nente kishin dale per t’u argetuar ne debore dhe kishin marre nje arme me vete per te bere qitje. (UPDATE)

Ai eshte qelluar aksidentalisht nga shoku i tij 13-vjecari Kesmet Latifllari qe eshte shoqeruar menjehere nga policia. Per shkak te terrenit te thyer pese shoket qe kishin dale ne kodrat e fshatit e kane patur te veshtire te transportojne deri ne afersi te depove te ujit 13-vjecarin, i cili ka mberritur ne spital pa jete dhe me nje plage te madhe ne pjesen e majte te trupit.

Policia ka shoqeruar te pese shoket e viktimes nderkohe qe ka kontrolluar per arme ne banesat e tyre.

Top Channel