Vrasja ne Vidohove, 30 mije euro per te kapur autorin

01/02/2010 12:00

Drejtoria e policise se Korces deklaron dhenien e nje shperblimi prej 30 mije euro per personi qe do te jape informacion ne lidhje me vendndodhjen e Besim Karajt, personit te kerkuar per vrasjen e tre vellezerve ne fshatin Vidohove. (UPDATE)

“Nga ana e drejtorise se qarkut te policise Korce, eshte vendosur nje shperblim prej 30 mije eurosh per ate qe njofton per vendndodhjen apo vendstrehimin e autorit te dyshuar. Numrat ne dispozicion per njoftimin jane 0694110364 dhe 0694106891”, njoftoi Marsela Vila, zedhenese e policise se Korces.

Policia e Korces po heton si piste te mundshme te vrasjes se tre vellezerve nje pazar te deshtuar mes paleve. Pas zbulimit te tradhetise bashkeshortore, autori i krimit dhe bashkeshortja nisen procedurat e divorcit dhe kjo e fundit kerkoi edhe mbrojtje nga policia por me pas çifti u pajtua dhe Besim Karaj, i kerkoi ish-te dashurit te gruas se tij nje shume prej 8 milione lekesh te vjetra sipas tij Taulanti kishte shpenzuar parate qe Besimi kishte siguruar nga nxjerrja ilegale e klandestineve ne Greqi.

Por policia dyshon per gjobevenie te cilen tre vellezerit e kane pranuar dhe kane dhene edhe 3 mije euro, por me pas kane kundershtuar dhe diten e ngjarjes kishin shkuar ne zonen ku jetonte Besim Karaj per t’u konfliktuar. Ata shkuan ne lokalin ku qendronte autori i vrasjes i cili me pas ka marre nje arme zjarri kallashnikov dhe ka qelluar mbi dy vellezerit.

Deshmitaret ne vendngjarje i thane policise se Besimi nuk donte te qellonte direkt me te voglin e vellezerve. Pas krimit ai ka qendruar gjate ne vendngjarje duke kercenuar cdo person qe donte t’u shkonte ne ndihme viktimave te tij. Pak para mberritjes se policise ai u largua ne drejtim te kufirit grek qe ndodhet vetem pak minuta larg.

Top Channel